facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 January 2014

Në Gjermani vidhen miliona fjalëkalime

Fjalëkalime dhe detaje të tjera të 16 milionë përdoruesve të emaileve në Gjermani janë vjedhur.
Zyra Federale për Siguri ka thënë se “kriminelët kanë infektuar kompjuterët me softuerë që u kanë mundësuar atyre të mbledhin email-adresa dhe fjalëkalime”, raporton REL.

Agjencia nuk ka komentuar se çfarë përparimi ka bërë në kapjen e hakerëve.

Ajo ka krijuar një ueb-faqe për njerëzit që të kontrollojnë nëse ata kanë qenë viktima.

Besohet se shumica e të prekurve janë në Gjermani pasi shumica e email-adresave të vjedhura përfundojnë me .de, që është identifikues për ueb-adresat gjermane.

No comments :

Post a Comment