facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 January 2014

Smartfoni i ri i Sony-t incizon video në 4K

Një telefon i mençur i ri i Sony-t, i quajtur “Sirius” apo “D6503”, do të përfshijë incizime në formatin 4K, raporton “Xperia Blog”.

“Sirius”, i cili duket se do të jetë pasues i “Xperia Z1”, do të vijë me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat dhe një kamerë të avancuar që është në gjendje të incizojë video të formatit 4K.
Kjo pajisje ka në vete edhe veçorinë e quajtur “Timeshift video” që incizon video me shkallë të lartë dhe aplikon efekte të lëvizjes së ngadalshme (slow-motion) në të, transmeton Koha.net.

Telefoni do të përfshijë edhe diçka që Sony e quan “Smart call handling”, e cila iu mundëson të lajmëroheni në thirrje pa pasur nevojë ta prekni ekranin e telefonit – nëse e afroni telefonin afër veshit tuaj, automatikisht lajmëroheni në thirrje, e nëse e shkundni, do ta ndërpreni thirrjen. 

E nëse e ktheni pajisjen me fytyrë teposhtë, do t’i ndalet zëri. 

Veçori tjera që e karakterizojnë këtë pajisje janë edhe prekja e dyfishtë për ta ‘zgjuar’ ekranin, një makinë të integruar për përgjigje të telefonatave (sekretareshë elektronike), opsione të reja për personalizim si dhe kontrollin e mençur të dritës së prapme.

Ka edhe disa të reja që vijnë me të, përfshi zmadhuesit stereo të zërit, që do të ishte një përmirësim i mirë në krahasim me paraardhësin e tij Z1.

No comments :

Post a Comment