Miriam Cani ka bërë të ditur se është duke përgatitur në bashkëpunim me kanalin e njohur gjerman VOX një emision për karrierën e saj artistike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Me këtë rast, nëpërmjet këtij emisioni i cili do të zgjasë rreth një orë, këngëtarja përveçse do të flasë për jetën dhe karrierën midis dy vendeve, do t’i prezantojë telespektatorit gjerman dhe bukurinë natyrore e pjesë të historisë shqiptare duke xhiruar së bashku me trupën gjermane të VOX në disa qytete të ndryshme të vendit.
Kohet e fundit, shumë artiste shqiptare si Eliza Dushku, Fadil Berisha, Rita Ora etj, po i bëjnë prezantimin më të shkëlqyer vendit tonë në syrin e publikut të huaj, jo vetëm duke treguar për prejardhjen e tyre, por dhe duke sjellë "syrin" e këtij publiku brenda kufijve tanë.
No comments :
Post a Comment