facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 April 2013

Prishtinë: Arestohen 4 Policë

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përfunduar në pranga të kolegëve të tyre si të dyshuar për kontrabandë të mallrave dhe vepra të tjera penale.
Në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë që të gjithë shqiptar të Kosovës.
Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se të dyshuarit e arrestuar janë marrë me disa vepra penale dhe që operacionet e policisë janë zhvilluar nëpër disa qytete të Kosovës.
Major Shaip Havolli, Drejtor i Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka thënë se, operacioni i policisë ka nisur dje rreth orës 19:00 dhe ka zgjatur deri në mesnatë.
Ai tha se, janë kontrolluar 10 lokacione në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.
Sipas tij, në Mitrovicë janë arrestuar tetë persona, katër prej të cilëve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ata dyshohen për kontrabandim me mallra, shmangie nga tatimi, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, tregti e ndaluar , armëmbajtje pa leje dhe marrje-dhënie të ryshfetit.
Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, përderisa hetimet e policisë ende po vazhdojnë.
Gjatë operacionit policia ka konfiskuar si prova materiale 3 revole, 2 telefona celularë, 6700 euro, 386 faktura, 102 kupona fiskal si dhe një autobot me 10 mijë litra naftë të cilësisë së dobët, raporton Indeksonline.

No comments :

Post a Comment