Njëlloj sikur cigaret, edhe pijet e gazuara do të duhej të kenë etiketën me paralajmërimin se sheqeri është shumë i rrezikshëm, konsideron Pol van der Velpen, shef i shërbimit shëndetësor në Amsterdam të Holandës.
Ndonsë përdorimi i kanabisit në kryeqendrën holandeze është legale (edhe pse pa masë i dëmshëm), Van der Velpen dëshiron kontroll më rigoroz të sheqerit, shkruan gazeta holandeze Telegraf.
“Si alkooli dhe cigaret, edhe sheqeri është drogë. Këtu është me rëndësi roli i qeverisë. Duhet të dekurajohet përdorimi i sheqerit, përdoruesit e tij do të duhej të paralajmërohen për rrezikun nga ai”, ka shkruar ai në ueb faqen e institucionit të tij.
“Mbase kjo duket e tepërt, por sheqeri është droga më e rrezikshme e të gjitha kohëve, ndërkohë që ai mund të blihet çdo kund”.
Ai shtoi se hulumtime të shumta kanë dëshmuar që sheqeri, për dallim nga yndyrat dhe ushqimet e tjera, ndikon në apetit, duke krijuar uri të pangopshme për konsumim të tij të mëtutjeshëm.
“Kush konsumon një herë sheqer, dëshiron që atë ta ketë në sasi gjithnjë e më të mëdha, madje edhe kur nuk është i turitur. Ia jepni dikujt vezë dhe ai do të ndërpresë konsumimin e tyre për një kohë. Por, po i dhatë ëmbëlsira ai do të hajë derisa të mos ndien dhembje në stomak”.
Numri i personave me mbipeshë në Holandë është dyfishuar në dy dekadat e fundit, që do të thotë se mëse gjysma e të rriturve kanë kilogramë të tepërt, kurse te fëmijët çdo i shtati.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment