facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 January 2014

Të famshëm por pa shkollë

Mark Wahlberg është një aktor i suksesshëm, duke qenë aktori kryesor i filmave të famshëm si “The Departed” dhe “The Fighter”, por ylli i rritur në Boston nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme deri vitin e kaluar.

Në muajin shator të vitit të kaluar, Wahlberg shkroi një kolumne për Huffington Post, duke sqaruar motivimet e tija për ta përfunduar shkollimin.

“Për pothuajse një vjet, kam qenë i angazhuar me mësime dhe studime kudo që ndodhem – në sheshxhirim, në udhëtim për punë apo edhe në shtëpi”, kishte shkruar ai. 

“Ka qenë e vështirë dhe sfiduese, por më në fund jam i lumtur të them se tani edhe zyrtarisht jam i diplomuar me shkollë të mesme, dhe diplomën e kam marr këtë verë”. 

Por, Wahlberg nuk është emri i vetëm i famshëm që nuk ka diplomë. Në të vërtetë, edhe vetë Walt Disney nuk e kishte të përfunduar shkollën e mesme, madje ai i kishte shkruar drejtorit të shkollës një letër ku thoshte se sa “i irrituar” kishte qenë me edukimin në këtë shkollë.

Tjerë të famshëm që nuk e kanë përfunduar shkollën:

1.    Jim Carrey e kishte lënë shkollën për ta ndihmuar familjen e tij 

2.    Charlie Sheen ka diplomuar vitin që sapo lamë pas 

3.    Christina Applegate ka lënë shkollën e mesme dhe u bë e famshme me “Married ... with Children”.

4.    John Travolta la shkollën për karrierë në aktrim në Nju Jork

5.    Vetë sjellja prej të fortit e Marlon Brandos e ka bërë që ai të largohet nga Akademia Ushtarake Shattuck

6.    Në moshën 15-vjeçe, Catherine Zeta-Jones e kishte lënë shkollën 

7.    Cameron Diaz ka hequr dorë prej shkollimit për të ndjekur karrierën prej modeleje

8.    Edhe Nicolas Cage ka lënë shkollën qysh në atë të mesmen 

9.    Nicole Kidman kishte lënë shkollën përkohësisht për ta ndihmuar të ëmën e saj të sëmurë 

No comments :

Post a Comment