Këngëtari i njohur në mbarë Evropën, Ardian Bujupi, së shpejti do të fillojë një turne në mbarë Kosovën, ku tashmë ka të planifikuar shumë koncerte. Por, turneu nuk është arsyeja e vetme pse ai do të qëndrojë në Kosovë. Ardiani, i cili u bë i njohur në spektaklin e talenteshout "Deutschland Sucht Den Superstar", ka planifikuar një vizitë në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Egzon Krasniqi për mediat kosovare.
Ndër arsyet ai përmend vizitën në familjen Jashari, bashkë me ekipin e tij që do të udhëtojë nga Gjermania. "Ardiani përpos koncerteve, ka edhe një arsye tjetër të madhe që e ka shtyrë të jetë prezent në Kosovë.Ai do ta vizitojë familjen Jashari, dhe në këtë vizitë atë do ta shoqërojnë edhe disa media gjermane bashkë me kompaninë e tij". "Në muajin korrik dhe gusht, Ardiani do të performojë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe shumë qytete të tjera", shtë shprehur menaxheri i Ardianit.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment