Jon Bon Jovi ka këshilluar Justin Bieberin që të tregojë më shumë respekt ndaj fansave të tij.
Lideri i grupit “Bon Jovi” komentoi vonesat e 19-vjeçit nëpër koncerte duke thënë që “nëse e lë publikun të presë, atëherë je idiot”.
“Çdo brez ka tipa që e bëjnë këtë punë (paraqitjen me vonesë në koncerte). Është mungesë respekti ndaj publikut që punon për të blerë biletën dhe që të jep 2 ose 3 orë nga koha e tij ose 80 minuta në rastin e këtij djalit”, theksoi 51-vjeçi për ‘London Evening Standard’.
“Nëse e bën një herë, fansat të falin. Nëse e bën disa herë, turp të kesh! Publiku nuk do të të dojë më sepse po tregohesh idiot”, shtoi Bon Jovi.
Mos është gjë shqiptar ky!! :D
ReplyDeleteAndi