Një luftë e gjatë për dominim ndaj televizionit është mbyllur, pasi “Youtube” për herë të parë në histori kaloi numrin e shikuesve unikë të ekranit të zakonshëm. Këtë përfundim e dha shefi ekzekutiv i “Google”, Eric Schmidt, gjatë një prezantimi të enjten.
Sipas Schmidt, nuk ka më dyshim se e ardhmja është tashmë “Youtube”, faqja që kaloi kufirin e një miliardë shikuesve unikë gjatë muajit prill dhe, sipas përllogaritjes së “Google”, është në total tashmë më e ndjekur se televizioni i zakonshëm.
Pavarësisht kësaj arritje, sipas shefit ekzekutiv të “Google”, e ardhmja e “Youtube” mund të jetë vetëm e ndritur, me përhapjen e madhe që po merr rrjeti në vendet e botës së tretë, ku televizioni ende mbizotëron, transmeton TCH.
Për faktin se platforma më e madhe e postimit të videove në botë është në gjendje të ofrojë një seleksionim të gjerë, “Youtube” po fiton një avantazh të madh ndaj televizionit, i cili ii ofron shikuesve të tij një përzgjedhje shumë më të kufizuar programesh.
No comments :
Post a Comment