A është fëmija juaj me disponim të keq? Shqetësoheni që nuk fle mjaft apo që fle për së tepërmi?
Gjumi është i domosdoshëm për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijës. Duhet ta dini që fëmijët e grupmoshave të ndryshme kanë nevojë dhe për sasi të ndryshme të gjumit.
Nevojat për gjumë ndryshojnë nga personi në person dhe ndryshojnë me plakjen e personit.
Juve dhe fëmijës tuaj nuk u përgjigjet sasia e njëjtë e gjumit.
Ekspertët theksojnë që sasinë e gjumit të nevojashëm për fëmijën tuaj ta përcaktoni sipas grupmoshës së tij:
Foshnjat
• Mosha prej 2 muajsh ka nevojë prej 12 deri 18 orë gjumë;
• Mosha prej 3 deri 11 muaj ka nevojë për 14 deri 15 orë gjumë;
Fëmijët pak më të vjetër
• Mosha prej 1 deri 3 vjet ka nevojë prej 12 deri 14 orë gjumë;
• Mosha prej 3 deri 5 vjet ka nevojë për 11 deri 13 orë gjumë;
• Mosha prej 5 deri 10 vjet ka nevojë 10 deri 11 orë gjumë;
Adoleshentët
• Mosha prej 10 deri 17 vjet ka nevojë 8.5 deri 9.5 orë gjumë;
Përveç kohëzgjatjes, me rëndësi është edhe kualiteti i gjumit. Që gjumi i fëmijës tuaj të jetë sa më kualitativ, ja disa këshilla:
• Le të shkojë në shtrat përafërsisht në kohën e njëjtë çdo natë;
• Dhoma e fëmijës le të jetë e qetë, relaksuese, me temperaturë të përshtatshme dhe e errësuar;
• Shtrati le të jetë i rehatshëm për gjumë, por edhe për aktivitete të tjera (lexim, shikim televizori, dëgjim të muzikës);
• Fikni të gjitha pajisje elektronike në dhomën e fëmijës, para se fëmija të shkojë në gjumë;
• Të shmanget aktiviteti fizik intensiv i fëmijës disa orë para gjumit;
• Mos i jepni fëmijës shujta të mëdha para gjumit;
No comments :
Post a Comment