facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 May 2013

Mango - kundër kancerit, sëmundjes së zemrës dhe çregullimit të shikimit


Mango është një pemë e shijshme ekzotike, e cila e rrit aftësinë e organizmit që të luftojë kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimit të shikimit.

Bëhet fjalë për një pemë, e cila e ka origjinën nga Azia Jugore, është e njohur për aromën e saj, të cilës është vështirë t’i rezistohet, ndërsa shumë njerëz nuk e dinë që mangoja është pemë kombëtare e Indisë, Pakistanit dhe Filipineve.

Kjo pemë në vete përmban një sasi të madhe të përbërësve karotidë, të cilët mund të ofrojnë një mbrojtje të caktuar nga disa lloje të kancerit. Është e ditur që karotina, e cila mund të gjendet në pemë dhe perime të kuqe ofron mbrojtje nga dielli i fortë dhe e mbron lëkurën.

Vitamina A dhe betakarotina gjithashtu njihen si përbërës, që mund ta përmirësojnë shikimin, derisa vitamina B6, e cila gjithashtu gjendet në frytin e kësaj peme, ndihmon kontrollimin e kemocisteinave në gjak.

Niveli i lartë i këtij aminoacidi lidhet me rrezikun më të madh nga pësimi i infarktit ose ndonjë sëmundjeje tjetër të zemrës.

Burimi: telegrafi

No comments :

Post a Comment