facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 May 2013

Pjeshka per floke dhe lëkurë


Pjeshka, e ka prejardhjen nga Kina, por emrin ia dha Persia, Prunus persica. Ky frut ka një aromë të mrekullueshme dhe është shumë i pasur me vitamina të çmuara për shëndetin e lëkurës.
Tek pjeshka gjen vitaminën C, A, B, si dhe minerale si hekuri. Gjithashtu fibrat e saj stimulojnë metabolizmin.

Që ajo të ketë rezultate më të larta për lëkurën dhe flokët, është mirë që të hahet kur të jetë pjekur plotësisht.
Haje çdo ditë gjatë gjithë verës 
Përgjatë gjithë verës ha të paktën dy pjeshkë në ditë, të përziera me një lugë të vogël mjalti dhe kos.
Për flokët
Përdoreni si maskë kundër rënies së flokëve. Ajo i forcon nga rrënjët. Pjeshka gjithashtu u jep shkëlqim flokëve por edhe volum.
Merr tre pjeshkë të pjekura mirë, hiqi lëkurën dhe gri tulin e saj. Shto një lugë argjil jeshil si dhe lëngun e një limoni.
Përzieji mirë. Përbërjen aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore duke e mbuluar kokën me një kapuç plastik. Në fund shpërlajeni dhe vazhdoni larjen e kokës si zakonisht. Përsëriteni maskën dy herë në javë.



Burimi: portalb


No comments :

Post a Comment