facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 May 2013

SHBA: 590 milionë $ për fituesin e lotarisë


Një fatlum në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi 590 milionë dollarë, shumë rekord në historinë e lotarisë kombëtare të “Powerball”-it. 

Mediet amerikane informuan këtë të diel se fituesi është një shtetas i një qyteze të vogël në shtetin e Floridas.

Të paktën, kështu besohet duke qenë se bileta e vetme fituese mësohet se është shitur në Zephyrhills, një qytezë me një popullsi prej 10 mijë banorësh.

Fituesi ende nuk është paraqitur për të marrë fitimet e tij.

42 prej 51 shteteve amerikane marrin pjesë në llotarinë kombëtare, pasi në nëntë të tjerat lotaria konsiderohen ende e paligjshme.

Numrat fitues, të dalë nga shorti i ditës së shtunë ishin 10, 13, 14, 22 dhe 55, me numrin xhol 11. 

Fatlumi, tashmë një multimilioner, shndërrohet njëkohësisht në fituesin e shumës më të madhe të njohur të ndonjë lotarie në botë.


Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment