Serialet turke kanë fituar popullaritet të madh në të gjithë rajonin. Kjo është bërë një arsye kërkimi nga ana e sociologëve. Këto të fundit e shpjegojnë këtë fenomen si një reagim sentimental nga ana e shikueseve në Ballkan. Rikthimi tek modeli i vjetër i familjes patriarkale, që duket se ka “vdekur” , por që është ende gjallë në Turqi, së paku në emisionet televizive.
Shikuesit thonë se i duan serialet turke, sepse ato tregojnë karaktere reale, linja që përshijnë gjithë familjen dhe mungesa e sharjeve.
Shikuesit thonë se i duan serialet turke, sepse ato tregojnë karaktere reale, linja që përshijnë gjithë familjen dhe mungesa e sharjeve.
Broçiç Darko, drejtor i një agjencie mediatike kërkimi thotë se popullariteti i serialeve turke është duke u rritur vitet e fundit dhe nuk ka asnjë shenjë ky fenomen të vyshket.
Serialet turke kanë lulëzuar para 15 vjetësh në Amerikën Latine. Studiuesit e TV thonë që ato nuk janë më të shikuara në të gjithë botën, por padyshim janë në listën e 15 programeve me audiencë më të madhe.
Osmanët janë kthyer
Të dhënat tregojnë se në rajonin e Ballkanit telenovelat turke janë më të ndjekura në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, ku fenomeni është ende në fillesat e tij, por që brenda një kohe të shkurtët, sipas sociologëve edhe ky vend mund të renditet tek 3 vendet e para.
Sociologu serb, Ratko Bozoviç shprehet se njerëzit identifikohen me vlerat patriarkale të serialeve turke, dhe “shijojnë” ngjashmëritë kulturore dhe gjuhësore që ata vërejnë gjatë transmetimit.
"Mentaliteti i përshkruar në ato shfaqje/seriale ka të bëjë me një kuptim tradicional të moralit. Ka njerëz në Serbi që ende janë në të njëjtin nivel vlerash",- thotë ai. Ai vijon se të gjitha vendet e Ballkanit kanë parë ndryshime dramatike në aspektin e jetës familjare, dhe telenovlet turke i ndihmojnë që në një nivel të caktuar të rikujtojnë, të risjellin atë sistem vlerash, që tani duket i humbur.
"Modeli tradicional i familjes ka shkuar në gërmadha në Ballkan, ndërsa modeli i ri nuk po funksionon ende,"-shpjegon Bozoviç.
Ndërsa një sociolog nga Kosova, Artan Muhaxhiri ia atribuon suksesin e serialeve turke faktit se ata nuk kërkojnë shumë përpjekje intelektuale në t'i kuptuar. Skenarët e ndërtuara janë ekzaminuar në një mënyrë të tillë ku dy personazhe dialogojnë midis tyre dhe ngjarjet janë të thjeshta, kalojnë ndonjëherë në banalitet.
"Historitë janë melodramatike, të gjata, të ngarkuara emocionalisht, gjë që nxit krijimin e marrëdhënieve midis shikuesve dhe karaktereve”- thotë sociologu. Artan Muhaxhiri, shton se serialet turke kanë një avantazh në tregun shqiptarë për një arsye të vetme, “referencat kulturore janë shumë të ngjashme se ato të shikuesve tanë.”
"Normat dhe vlerat shoqërore, mentaliteti i përgjithshëm, marrëdhëniet familjare, mënyra e jetesës, veshja, ushqimi, mobiljet, karakteret, emrat, etj, janë elemente me të cilat shikuesit shqiptarë mund të identifikohen”- shpjegon sociologu.
No comments :
Post a Comment