facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 May 2013

Të shohësh nuk është njëjtë si të vëresh


Hulumtuesit e psikologjisë në Kaliforni thonë se testet tregojnë se njerëzve zakonisht nuk u kujtohen gjërat, madje as ato më të rëndësishmet edhe nëse ata i kanë parë ose kanë ecur me qindra herë pranë tyre.

Për nevoja të studimit të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, 54 njerëz të cilët punojnë në ndërtesë janë pyetur nëse e dinë lokacionin e saktë të bombolës për fikjen e zjarrit më të afërt me zyrën e tyre.

Megjithëse shumë pjesëmarrës kishin punuar në zyrat e ndërtesës me vite dhe kanë kaluar pranë bombolave me ngjyrë të kuqe për fikje të zjarrit disa herë gjatë ditës, 24 për qind e tyre e dinin vendndodhjen e bombolave. 

Por kur atyre u është kërkuar që t`i gjejnë bombolat, hulumtuesit kanë konstatuar që secili ishte i aftë ta bënte atë brenda pak sekondave, por shumica e pjesëmarrësve kanë thënë se ishin të befasuar sepse ata kurrë nuk i kishin vërejtur bombolat.

“Vetëm pse kemi parë diçka shumë herë nuk do të thotë se ne e kemi mbajtur mend apo e kemi vërejtur atë”, ka thënë profesori i psikologjisë në UCLA, Alan Castel.

Të mos i vëresh gjërat, nuk është gjë e keqe, tha ai, veçanërisht kur ato gjëra nuk janë të rëndësishme për jetën tuaj të përditshme. 

“Mund të jetë gjë e mirë që memorien tuaj të mos e ngarkoni me informacione që nuk janë relevante për ju”, tha ai.

Por informacioni për siguri, siç është të dish vendin se ku gjendet bombola për fikje të zjarrit ose të dish se çfarë duhet të bësh në raste emergjente, mund të jetë vitale.

“Ne nuk vërejmë diçka nëse kemi në mendje krejt diçka tjetër”, tha Castel. “Bombola për fikje të zjarrit ka ngjyrën e kuqe dhe është shumë e dukshme, por ne jemi gati të verbër ndaj tyre derisa ato bëhen relevante”. 

No comments :

Post a Comment