Tezja e Angelina Jolie ka vdekur të dielën pas një lufte të gjatë me kancerin në gji. Debbie Martin, motra e vogël e nënës së Jolie, ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare, në spitalin e San Diegos. Ky lajm vjen dy javë pasi aktorja e famshme hollivudiane njoftoi se iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë. Mjekët kishin zbuluar se ajo kishte 87% mundësi që të prekej nga kanceri i gjirit në të ardhmen.
Bashkëshorti i Debbie, Ron Martin, tha për ‘Sky News’ se gruaja e tij kishte të njëjtin gen difektoz BRCA1 që ka edhe mbesa e saj e famshme, transmeton TCH.
Edhe nëna e Angelina Jolie, Marcheline Bertrand, ka vdekur nga kanceri i gjirit në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare.
No comments :
Post a Comment