Vetëtima si dukuri e frikshme për shumë njerëz, fsheh efekte të mrekullueshme për atmosferën e tokës.
Duke e ditur që vetëtima rrjedh si pasojë e fërkimit të reve njëra me tjetrën dhe ndikimit të joneve të elektricitetit pozitiv dhe negativ (+ dhe -) sjell dritën e rrufesë dhe zërin e bubullimës.
Fakt shumë i qartë gjatë vetëtimës është se gjithmonë drita shkëlqen para dhe zëri vjen më pastaj. Pra të gjithë e dimë që drita është më e shpejtë se gjithçka në tokë, ndërsa, përderisa vjen zëri kalon një kohë.
Sido që të jetë VETËTIMA është shumë e rëndësishme për atmosferën e tokës. Ripërtrirja e vrimave të Ozonit të cilat janë krijuar si pasojë e nxemjes globale dhe disa faktorëve të tjerë, përmirësohen me elektricitetin e vetëtimës!
Sipas shkencëtarëve ajo prodhon sasi të konsiderueshme të ozonit dhe disa gazërave të rëndësishme të kimisë së ajrit.
Punimi kërkimor i Zhang, është mbështetur edhe nga NASA dhe Texas Air Research Center. Sispas tij, secilin vit nga 77 milion rrufe që bien në SH.B.A dhe në mbarë botën, drita vezullon 60 herë për sekond. Zhang dhe Xuexu Tie kanë konfirmuar nivele të shtuara të Nitrogen Oksidit pas vetëtimës. Ky studim ka zgjatur 5 vjet në Shtetet e Bashkuara.
Për ta përfunduar autori thotë:
"Lajmi i mirë është që vetëtima shton oksidantët, të cilët ndihmojnë në pastrimin e atmosferës".
Deklaratën e NASA-s për këtë punim shkencor e keni në gjuhën angleze në faqen zyrtare të NASA-s ---> këtu.
Ky proces i cili edhe në lashtësi ka shfaqur frikë dhe ankth te njerëzit, me shkencën më të re shihet si diçka pozitive.
Është koha që edhe ne të dimë rreth kësaj, dhe ta kemi parasysh që jo gjithçka është ashtu si duket në shikim të parë.
Për ta përfunduar, kënaquni me vetëtimën në këtë pranverë Shqipëri :)
Disponim të këndshëm....
Të rekomanduara për ju:
Cfar info bomba. vazhdoni! dhe ju lutem artikujt me te gjate sepse shpesh jan te shkurter:/ Loni Tirane
ReplyDelete