Një kinez ka demoluar “Maseratin” e tij, i cili kushton jo më pak se 420 mijë dollarë, në shenjë proteste kundër cilësisë së dobët të shërbimit teknik që ofrohet për këto automjete në Kinë, shkruan gazeta “China Daily”, transmeton Albinfo.
Katër të rinj i ndihmuan pronarit me çekiç për të shkatërruar ”Maseratin” në qendër të qytetit Cindao (në provincën Shandong), në ditën e hapjes së ekspozitës së automjeteve.
Pronar i “Maseratit” vendosi që në këtë mënyrë të shprehë pakënaqësinë me cilësinë e mirëmbajtjes teknike të automjeteve të kësaj marke në Kinë.
Wang e kishte blerë makinën e shtrenjtë në vitin 2011.
Pronari zbuloi se disa pjesë të veturës së tij ishin zëvendësuar me pjesë të vjetra.
“Unë shpresoj që prodhuesit e huaj do ta kuptojnë se konsumatorët kinezë duhet të gëzojnë nivelin e shërbimit që përfshin edhe shitjen e markave të tilla”, citon gazeta fjalët e pronarit.
Dy vjet më parë, gjithashtu në Cindao, pronar i një veture tjetër luksoze “Lamborghini”, që kushtonte 470 mijë dollarë, kishte demoluar automjetin e tij për të njëjtën arsye.
Kina që nga viti 2009 është tregu më i madh automobilave në botë, ku veçanërisht janë atraktive markat e veturave luksoze. Por, niveli i mirëmbajtjes së këtyre veturave është jashtëzakonisht i ulët. Ndiqni videon këtu:
No comments :
Post a Comment