"Miza robot" është krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, nën udhëheqjen e Dr. Robert Wood dhe Dr. Kevin Ma, të cilët argumentojnë se këta robotë në miniaturë mund të përdoren në operacionet e shpëtimit.
Mund të shfrytëzohen edhe në rast të katastrofave mjedisore, për të zbuluar praninë e kemikaleve në hapësirat e ngushta, transmeton Albinfo.
Megjithatë, për të operacionalizuar funksionimin e tyre ka nevojë për të kryer hulumtime shtesë.
“Mini roboti” fluturues ka karakteristikat e një insekti të vërtetë që shpejt mund t’i shmanget rrezikut të mundshëm.
Shkencëtarët kishin punuar në këtë projekt të veçantë për 12 vjet.
Në anën tjetër, ka shkencëtarë që thonë se zhvillimi i teknologjive të reja (ku hyjnë edhe robotët) mund të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit në Tokë pikërisht nga “produktet” e krijuara nga njerëzit (ku hyjnë edhe robotët). Videon mund ta ndiqni këtu:
No comments :
Post a Comment