Çdo ditë e më shumë njerëzit nuk i marin foto aparatet e tyre digjitalë me vete për shkak se telefonat intelegjentë kanë kamerë të mjaftueshme dhe kualitative. Por kjo njejt paraqet sfidën që mund të ju ikë ndonjë moment i mrekullueshëm i për të cilin ju duhet afrim (zoom) të cilin e kanë vetëm fotoaparatët më të sofistikuar digjitalë. Prandaj vjen Snapzoom...
Këtë mundohet ta përmirësojë Snapzoom, duke ju mundësuar këtë efekt edhe në telefonat tuaj intelegjent. Me montimin e pajisjes binokulare, e cila është universale për çfarëdo telefon.
Ky projekt filloi kur Daniel Fujikake dhe Mac Nguyen filluan ti filmojnë surfimet e tyre në dallgë, ata fillimisht këtë e bënin në mënyrë primitive duke e lidhur telefonin me dylbi. Pasi biseduan me dizajnerin profesional për Rezolucion të lartë, ndërtuan një prototip duke shfrytëzuar materiale të printimit 3D.
Ato themeluan produksionin i cili mblidhte para për të krijuar Snapzoom. Për një javë fondi kaloi shumën e menduar prej 55.000 $, poashtu edhe ndërmarje të aksesorëve për fotoaparatë digjital ishin të interesuara ta blenin. Me një fond të konsiderueshëm dhe partnerë serioz ky produkt duket se do zërë një vend të rëndësishëm në botën e telefonave intelegjentë.
Pritet që shitja e tij të bëhet fillimisht në SH.B.A diku nga muaji Shtator i këtij viti (2013) dhe çmimi do të sillet diku rreth 79$-80$, por porositjet e herëshme në "Kickstarter" do të kenë lirim. Grupi punues çdo ditë punon në këtë drejtim për të aritur objektivat, sepse ka aritur fondacion prej 10.000 $ më shumë nga se ç'priste. Mund të ndiqni videon këtu:
Disponim|Shqip
Të drejtat e rezervuara.
Ndalohet kopjimi dhe publikimi i këtij materiali pa cekur burimin:disponim.blogspot.com
No comments :
Post a Comment