facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 June 2013

20 vjeçari i mbijeton rënies nga kati 15

Një 20-vjeçar britanik mbijetoi mrekullisht pasi ra nga kati i 15-të i një apartamenti në Zelandën e Re.  

Tom stilwell, nga Brighton, në momentin e rënies po përpiqej të hidhej në ballkonin e katit të 14-të, pasi e gjeti të kyçur derën e banesës së tij.

Fqinja e tij e katit të 15-të, Geraldine Bautista, tha për gazetën “New Zeland Herald” se ai i kishte kërkuar asaj nëse mund të përdorte ballkonin e saj dhe ajo kishte pranuar.

Më tej ajo rrëfen momentet dramatike: "I kapa dorën,  pasta ai ra brenda disa sekondave si një letër”.


Ai përfundoi në çatinë e një shtëpie, çka duket se   ndikoi në faktin që 20-vjeçari është ende në jetë.

Megjithë frakturat e shumta djaloshi tani është zgjuar, duke qenë në kushte të stabilizuara për jetën, raportojnë mediat australiane.

Doktori i tij Toni Smith tha se mbijetesa nga lartësitë e tilla është një gjë "jashtëzakonisht e pazakontë".

Burimi: Zhurnal

No comments :

Post a Comment