facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 November 2013

'Last Vegas', premierë botërore

Robert De Niro, Michael Douglas, Morgan Freeman dhe Kevin Kline së bashku në "Last Vegas", filmi i gjinisë komedi i cili shfaqet komedi botërore në 1 nëntor në kinematë 'Imperial'. Katër shokë fëmijërie që kanë kaluar të gjitha 60-tat mblidhen në Las Vegas për të festuar ditën e fundit të beqarisë të njërit prej tyre.

"Është hera e parë që bashkohen këta yje të Hollywood-it me njëri-tjetrin dhe na japin një komedi të një tipi të 'Hangover', që sipas kritikës, është e shumëfishuar në krahasim në kënaqësinë dhe argëtimin dhe humorin që të ofrojnë të tre 'Hangover-at" së bashku deri më sot. Nuk janë vetëm mbretërit e arkëtimeve në 'box office', por këta aktorë kanë mbi vete edhe rreth 8 çmime 'Oscar' dhe 9 nominime gjatë gjithë karrierës së tyre", thotë Altin Prifti, drejtor i përgjithshëm i kinemave "Imperial", transmeton TCH. 

'Mund të më kishin nisur edhe numëratorin telefonik për skenar dhe unë gjithësesi do ta kisha pranuar këtë rol', ka thënë Morgan Freeman. Entuziastë për bashkëpunimin edhe kolegët e tjerë. Për Michael Douglas rezultoi një grup me stil të miksuara që kompletuan njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.

No comments :

Post a Comment