Arkelogët kanë gjetur një qytet të vjetër të civilizimit Maja të fshehur me shekuj në malet e dendura në Meksikën lindore, një zbulim që presin se do të hedhë dritë rreth mënyrës se si ky civilizim u zhduk rreth mijëra vjet më parë.
Ekipi i arkeologëve, i drejtuar nga Ivan Sprajc, një profesor i asociuar në Akademinë Sllovene të Shkencës dhe Artit, zbuloi 15 piramida, përfshirë edhe një të lartë 23 metra.
Ata e pagëzuan këtë qytezë si “Chactun”, që do të thotë “Gur i Kuq” ose “Gur i gjerë”.
Sprajc tha se sipas të gjitha gjasave kjo qytezë ka qenë më pak e populluar sesa qytetet e lashta të Majave në Tikal të Guatemalës, dhe se ato mund të kenë qenë strehë e afro 30 mijë deri në 40 mijë njerëzve, por duhen hulumtime plotësuese për ta vërtetuar këtë gjë.
Si transmeton rel, Chactun është i shtrirë në një sipërfaqe prej 22 hektarëve dhe gjendet rreth 120 kilometra në perëndim të qytetit Xpujil.
No comments :
Post a Comment