facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 June 2013

Çaji i gjelbër - për dhëmbë të bukura

Studiuesit japonezë bëjnë të ditur se çaji i gjelbër ka në përbërje antioksidues të shumtë, veçanërisht të grupit të katenave, të cilët janë përgjegjës për efektet pozitive në shëndet. Këto antioksidues të fuqishëm, mund të frenojnë zhvillimin e baktereve veprimi i dëmshëm i të cilave shkakton paraqitjen e paradentozës.


Sipas tyre, pirja edhe e vetëm një gote çaji të gjelbër në ditë mund të ulë deri në 40 për qind gjasat e vdekshmërisë së femrave si rezultat i problemeve të mushkërive.

Efekti mbrojtës i çajit të gjelbër nuk është vërejtur te meshkuj. Sipas autorëve, efekti mbrojtës i çajit qëndron në luftimin e infeksioneve, të cilat janë paraprirëse të pezmatimit.

Përveç në shëndetin e dhëmbëve, çaji i gjelbër ndikon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundja Alzheimer, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore.

No comments :

Post a Comment