facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 June 2013

Efikasiteti i vaksinës kundër gripit

Të dhënat e mbledhura në SHBA tregojnë se si vaksina kundër gripit nga 2005 deri në 2011 ka parandaluar 13 milionë raste të sëmurjes nga gripi.

Vaksina në atë periudhë i ka parandaluar më shumë se 110000 raste të shtrirjes në spital nga gripi, kanë llogaritur nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjes. Revista shkencore ‘PLoS One’ ka publikuar se vaksina është treguar më e efektshme në sezonin 2010/2011 kur u parandaluan 5 milionë raste të gripit, 2,1 milionë vizita tek mjeku dhe 40400 shtrirje në spital për shkak të gripit.
Studiuesit shtojnë se këto gjetje edhe një herë vërtetojnë rëndësinë e vaksinës kundër gripit, veçanërisht të personave më të vjetër.

Sipas rekomandimeve që janë në fuqi në SHBA, kundër gripit çdo vit do të duhej të vaksinoheshin të gjithë personat mbi 6 muaj.

No comments :

Post a Comment