facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 June 2013

iPhone mbush 6 vjeç

iPhone i Apple bëri debutimin e tij në tregun e Amerikës 6 vjet më parë. Më shumë se 356 milionë iPhone të shitur më vonë, ky telefon inteligjent është bërë një element kryesor në mbarë botën e teknologjisë, një ikonë i njohur kulturor dhe një produkt që ka transformuar biznesin e kompanisë së Cupertinos.

Që nga modeli i parë i iPhone, i cili debutoi më 29 Qershor 2007, pajisja është përsëritur 5 herë, me versionin më të fundit, iPhone 5, i cili doli në treg në shtator të vitit 2012.
Me çdo version, iPhone ka gjeneruar interes të madh në media dhe radhë të madhe në dyqanet e Apple në të gjithë botën, shkruan Krokodili.

Në tremujorin e dytë të vitit 2013, iPhone ishte përgjegjës për gjysmën e të ardhurave të Apple. Në fakt, me 22.96$ miliardë në të ardhura për tremujorin e parë të këtij viti, vetëm biznesi i iPhone është më i madh sesa gjigantët si Microsoft, Coca-Cola dhe Walt Disney (20.49$ miliardë, 11.04$ miliardë dhe 10.55$ miliardë, respektivisht). 

Burimi: albeu.com

No comments :

Post a Comment