Ndonëse shkenca ka provuar se një njeri nuk mund të mbijetojë më shumë se dy muaj pa ushqim, e më të shumtën e rasteve as edhe dy javë, një i ri nga Sri Lanka pretendon se ka pesë vjet pa ngrënë dhe, pavarësisht kësaj, është tërësisht i shëndetshëm.
Kirby de Lanerolle pretendon se është në gjendje të mbijetojë duke pasur si ushqim të vetëm ajrin, ndërsa beson fuqimisht se në mos i pavdekshëm, ai do të jetë në gjendje që të jetojë disa herë më gjatë se personat e tjerë.
“Unë jam në gjendje që të ndiej dritën, të marr fuqitë e erës dhe të përjetoj vibrimet e Zotit”, thotë de Lanerolle, i cili beson se aftësitë e tij janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes tek ai.
“Unë jetoj në një gjendje të re vetëdijeje. Ka disa burime energjie që janë shumë më të ushqyeshme se ushqimet që njerëzit e zakonshëm i përdorin dhe nëse di t’i përdorësh ato nuk ke më asnjë nevojë për të gjetur burime shtesë”, shton ai.
Si transmeton TCH, ai pranoi se pavarësisht teknikës së përdorur, ka pasur disa raste që ai është ndjerë tejet i uritur dhe në 10 muajt e fundit ka ngrënë shtatë herë nga rreth 500 kalori, por ato e kanë bërë që të ndihet i sëmurë, pasi trupi tashmë nuk ka më asnjë nevojë për ushqim.
I bërë objekt i një dokumentari shkencor, gjithsesi de Lanerolle mund të japë vetëm një provë për vërtetësinë e pretendimeve të tij, atë të pavdekësisë.
No comments :
Post a Comment