facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 June 2013

[VIDEO] Elhaida Dani me këngë dhe album të ri

Nuk mund të kishte asnjë titull tjetër veç emrit të saj. Shqiptarja që fitoi zemrat e miliona italianëve ia doli jo vetëm të fitonte një talent-showq si “The Voice of Italy”, por edhe të nisë karrierën e saj në vendin e muzikës.

Ashtu si edhe premtoi, që në të hyrë të korrikut, Elhaida Dani do të nxjerrë albumin e saj të parë. Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg më 2 korrik.
Panorama shkruan se  albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes, dhe një tjetër në gjuhën italiane “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”.

 Duke filluar që nga dita e djeshme kënga ka filluar të transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAi2. Ndryshe nga kënga e Cocciantes, “Baciami e basta” është më ritmike dhe me shumë gjasa do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese. 

Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, por që vjen nga Shqipëria.  

Singlin e ri mund ta ndiqni këtu:

No comments :

Post a Comment