29 June 2013

[VIDEO] Maqedoni: Hapja solemne e "Royal Palace" në Gostivar

'Royal Palace' është emri i Restorant - Pizzeri-së së re në qytetin e Gostivarit, e cila e bëri hapjen solemne mbrëmë (28.06.2013) në ambient të hapur. 

Me aheng i cili zgjati deri në orët e vonshme pas mesnatës, shoqëruar me këngë nga shumë artist të qytetit si dhe mysafirë të cilët nderuan pronarin dhe të ftuarit me këngë të vjetra qytetare. 
Hapja solemne ishte e organizuar mirë, duke shijuar për herë të parë menynë dhe ambientin e veçantë relaksues. 

Përveç Restorant - Pizzeri-së, ofrohet edhe salloni me kapacitet prej 500 personave i dedikuar për evenimente, ahengje familjare dhe shoqërore. Arkitektura unike e sallonit e ndërtuar pa shtylla, mundëson një pamje të veçantë dhe të hapur. 

Videon mund ta shikoni këtu:

1 comment :

  1. Shum dite verore ne pushim ne Gostivar i kemi kaluar per mrekulli ne Royal Palac.
    Ardita

    ReplyDelete