facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 June 2013

Në ankand kompjuteri i parë “Apple”

Një nga kompjuterët e parë “Apple”, prodhim i vitit 1976, pararendës i kompjuterëve të sotëm më të sofistikuar të firmës, si MacBooks, I-Pads dhe Iphoni, del në ankand javën e ardhshme në firmën Christie.

Arkitektët e kompjuterit Apple 1, ishin Steve Jobs dhe Steve Wozniak, të cilët e kishin braktisur që të dy shkollën në atë kohë dhe u morën me shpikjen, që do të sillte një revolucion në teknologji, transmeton VoA. 
Shifra fillestare e ofertës është 300 mijë dollarë, por pritet që ajo ta kalojë gjysmë milionshin. Personat që do të paraqiten në ankand, i cili zhvillohet on line, kanë të drejtën t’i paraqesin ofertat e tyre deri më 9 korrik. 

Një tjetër kompjuter Apple 1 u shit muajin e kaluar me shirën rekord të 671 mijë e 400 dollarëve në një ankand në Gjermani. 

Kompjuteri Apple 1 ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Historisë së kompjuterëve, pranë San Franciscos.

No comments :

Post a Comment