Në maj në Belgjikë janë vendosur menjëherë dy rekorde klimatike. Siç njoftoi Instituti Mbretëror i Meteorologjisë, vetëm për një muaj në vend kanë rënë 132.5 mm reshje, shifër kjo e cila u bë treguesi më i lartë në 30 vitet e fundit. Maji që sapo kaloi ishte gjithashtu edhe më i ftohti që nga viti 1962 - temperatura mesatare e ajrit ishte 7.7 gradë Celsius.
Në të njëjtën kohë, meteorologët vënë në dukje uniformitetin relativ të shirave. Falë kësaj rrethane Belgjika, në ndryshim nga vendet e tjera evropiane, deri më tani ka shpëtuar prej përmbytjeve drastike, përveç disa "përmbytjeve afatshkurtra lokale" të ndodhura në jug të ultësirës Ardennes.
04 June 2013
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment