Të gjitha 61 stacionet televizive – kombëtare dhe rajonale, sipas një plani të paracaktuar duhet që prej nesër në mëngjes ta fillojnë transmetimin digjital në përmbajtjet e tyre televizive.
Maqedonia sonte nga mesnata hyn në epokën e televizionit digjital, me të gjitha përfitimet që ajo i ofron. Procesi fillon me mbylljen e plotë të sinjalit analog, dhe pastaj të gjitha stacionet televizive – kombëtare dhe rajonale, sipas një plani të paracaktuar fillojnë transmetimin digjital të përmbajtjeve të tyre televizive, nga të cilat gjysmat do të bëhen përmes platformës digjitale të operatorit ONE, ndërsa pjesa tjetër përmes operatorëve kabllovik, përmes MaxTV dhe BOOM-TV dhe për RTVM përmes JPMR.
Praktikisht, prej sonte në Maqedoni do të ketë vetëm sinjal digjital, të cilin pritet që televizionet ta transmetojnë më vonë deri në mëngjes, ndërsa ai jep kualitet më të madh të fotografisë dhe zërit dhe shumë shërbime të tjera, e cila lejon digjitalizimin dhe futjen e 4G – gjenerata e katërt e rrjeteve mobile broadband, nga e cila ofron qasje në internet me shpejtësi të lartë.
Ata qytetarë të cilët deri tani kanë shikuar televizor nëpërmjet operatorëve kabllorë, nuk do të ndikohen me mbylljen e sinjalit analog në kalimin në sinjalin digjital. Ndërsa ata të cilët TV kanalet i marrin me antena të thjeshta, me modele më të vjetër të televizorëve dhe të cilët nuk janë të abonuar për shërbimet e një operatori kabllor duhet të blejnë një pajisje të veçantë e cila quhet SET TOP BOX. Qytetarët të cilët në televizorët e tyre kanë të integruar marrës digjital nuk do ju duhet marrës SET TOP BOX por do të kenë nevojë për antenë. Shikimi në televizorët shtëpiak do të jetë falas, pa asnjë tarifë shtesë mujore, ndërsa nëse qytetarët duan të shohin kanale shtesë të huaj do të duhet të paguajnë, nga të cilat në dispozicion i kanë ofertat e ONE dhe operatorëve të tjerë kabllorë. Pagesa e taksës radiodifuzive është e pavarur nga procesi i digjitalizimit dhe ajo edhe më tutje do të mbetet për t’u paguar si shpenzim i veçantë.
Maqedonia është e para në regjion e cila e përfundon procesin e digjitalizimit të sinjalit televiziv. Në Bullgari digjitalizimit pritet të bëhet në shtator të këtij viti si dhe në Greqi pritet që brenda vitit ta ndalojë transmetimin e sinjalit analog, ndërsa në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë digjitalizimi pritet të përfundojë gjatë vitit 2015, kur është afati i fundit i vendosur nga BE-ja. Nga shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia krejtësisht u zhvendosën në transmetimin digjital që nga viti 2010.
Disponim | Shqip
No comments :
Post a Comment