Samanta Karavello me këngën "Loti i Fundit" është fituesja e Çmimit të Madh të festivalit të muzikës moderne shqiptare, "Top Fest 10".
Në finalen e zhvilluar sonte, në kategorinë "Best Group", mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me Lynx, Burn, Na.
E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori ishte artisti Andos.
Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code", që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të fondacionit Dritan Hoxha, e dha Lori Hoxha.
Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet. Çmimin e Internetit për Cibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.
Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën".
Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.
Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, Copyleft, Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.
Samantha Karavello u shpall fituese për kategorinë "Best Female". Cmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Cibukaj dhe Beatrix Ramosaj.
Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli Cmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.
No comments :
Post a Comment