Banorë të qendrës së Banjallukës, siç njofton gazeta serbe Nezavisne novine, tash e disa ditë jetojnë me frikë sepse ata i sulmon një sorrë që fluturon nga druri në dru duke iu hedhur kalimtarëve në kokë sapo të dalin nga shtëpia.
"Sorra, tamam sulmon sapo të dal nag shtëpia, sikur nga pusia të presë viktimën. Gjatë fulturimit bie në kokë dhe godet me sqep aq shumë sa që ndjej dhembje të tmerrshme. Kjo më ka ndodhur mua dhe djalit tim, nuk e di ç’të bëj, kam kërkuar që dikush të dalë në terren porse çdo gjë ka mbetur vetëm te përpjrkja ime", ka thënë një qytetare e Banjallukës për këtë gazetë.
Ajo ka shtuar se ka ftuar policinë komunale por policia i kanë thënë se nuk mund ta ndihmojë gjë.
"Në jetën time nuk kam menduar se nuk do të mund të dal nga shtëpia ime për shkak të zogjve", ka thënë ajo.
Ky ankth i qytetares mund të zgjasë edhe disa javë, sepse, thonë ekspertë, sorra sulmon pasi afër është çerdhja me zogj të vegjël dhe ajo kështu del në mbrojtje të pasaradhësve të vet derisa ata të përgatiten për jetë.
No comments :
Post a Comment