facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 June 2013

Samsung Galaxy S4 - Mbushës Wireless

Përdoruesve të Samsung Galaxy S4 që nuk iu pëlqejnë kabllot, janë me fat: Samsung ka vënë në dispozicion mbushës pa tela për pajisjen, me një çmim prej 90$.
Pajisjet e reja që u zbuluan së pari nga Droid Life, përbëhen nga një kapak, i cili do të kushtojë 39,99$ dhe mbushësi, i cili do të kushtojë 49,99$.
Pajisjet nuk janë të lira, por të paktën punojnë me të gjitha produktet që mbushen në mënyrë wireless, ku përfshihen pajisjet e Asus, Nokia, Samsung, iStyle dhe të tjerë.
Sa për estetikën e këtyre pajisjeve, mbushësi vjen në ngjyrë gri, ndërsa kapakët janë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.




No comments :

Post a Comment