facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 June 2013

Top Zbulimet TEKNOLOGJIKE të Dekadës

Çfar mund të jetë një zbulim gjenial për një person mund të ndryshojë për një tjetër.
Zbulimet që ju paraqesim në këtë shkrim, kanë ndryshuar botën dhe kanë sofostikuar mënyrës se si jetojmë.



WiFi
Ato të cilët kanë pasur kompjuter në vitet e 90ta me siguri e dinë se është dashur të pritet një kohë shumë e gjatë para se kompjuteri të lidhet në interenet me anë të telefonisë celulare. Tani ne mund të ndihemi të bekuar me shfaqjen e WiFi (Wireless Fidelity), i cili jep sinjal për të gjitha mjetet të cilat kanë një kartelë që e kap këtë sinjal interneti. Prandaj sot, ke mundësinë të ulesh kudo në shtëpinë tënde, qendër tregtare, ose kafiteri dhe ke mundësinë e qasjes në Ueb.
Sipas revistës "Stuff" WiFi është vërtet zbulim i dekadës.

SAT NAV (GPS navigatori)
Nëse në të shkuarën do të thoni që:"Në ardhmëri do të kesh kompjuter në veturë i cili do të drejtojë ku të shkosh dhe do të tregojë rrugën" ju padyshim nuk do ta besonit.
Sat Nav është shëndëruar në një pajisje teknologjike të cilën patjetër duhe ta keshë, dhe shumë shoferë nuk do të niseshin pa të. Çfar bënim para se të kishim Navigator?! E hapnim hartën gjeografike?!

SKYPE
Nëse i thonim dikujt që do të shkojmë në pjesën tjetër të botës, e para gjë që do thonin:
"E pat puna jonë, kjo domethënë nuk do shihemi aspak!!"

Por me Skype për kompjuter por edhe për pajisje mobile, thirja në distanca të largëta është shumë e lehtë. Poashtu mundëson edhe video bisedë, dhe për më shumë nuk duhet aspak të brengoseni për faturën, realizohet përmes internetit.

Printimi 3D
3D Printimi sillet për një dekadë por vetëm në vitet e fundit është në "trend" të madh. Potenciali i Printimit 3D ende nuk është zbuluar tërësisht por ka aritur disa përparësi të mrekullueshme, më tepër në industrinë mjeksore. Ka shënuar revolucon në realizimin e operacioneve në njerëz, me nofullën transplantuese të krijuar për pacientin 86 vjeçar.

Punon me pranimin e të dhënës përmes CAD vizatimit. Materialet vendosen poshtë priterit dhe duke shfrytëzuar teknologjinë e laserit materialet ndërtohenn një nga një duke formuar kopjen e asaj që është vizatuar. Materiale të ndryshme mund të përdoren edhe të tilla për enët e gjakut - që paraqet gjeneratën e ardhëshme.

SMART Phones - Telefonat Intelegjent
Dikur, ne duhet të lidheshim për tavolinës së kompjuterit për të pritur të na arijë një e-mail i rëndësishëm. Tani përmes telefonave intelegjent lëvizshmëria jonë nuk kufizohet. Shfrytëzimi i telefonave intelegjentë, është edhe më shumë i dobishëm për bizneset, duke pasur qasje të vazhdueshme në Ueb dhe sinkronizimi i e-mailave që pranon dhe dërgon. Këto mjete disi i kanë fshirë largësitë punë-shtëpi, sepse përgjegjësit presin që punonjësit vazhdimish tu përgjigjen e-mail-ave.

Ku ta dishë çfar fsheh dekada e ardhëshme, nga kjo qe kemi aritur sot!!!

Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment