Është i sikletshëm mendimi se a duhet ta konsumojmë ushqimin e caktuar kur kemi yndyrë të lartë. Ju lajmërojmë me disa ushqime të cilat nuk dëmtojnë:
Qumështi dhe produktet e qumështit: qumësht i shkemuar, jogurt (deri 0.1% yndyra të qumështit), zefir, djathi i freskët i lopëve.
Peshku, mishi dhe produktet e mishit: mish i përgatitur i peshkut të bardhë, mishi i përgatitur në mënyrë të veçantë nga peshku (sardele, tuna, skumbri, salmon, harengë), mish pule pa lëkurë, mishi i lopës, viçit dhe qengjit (nëse është i larguar i gjithë dhjami i dukshëm), sallam ose përzhutë pa dhjam, vezë.
Perime: të përgatitura por pa yndyrë, sallatë e gjelbër, çikore, sallatë drithërash, lakër, spinaq, domate, kastravec, speca, kungull, brokoli, shparg, kërpudha, qepë, hudhra, sojë dhe produkte të sojës, patate, oriz, fasule, etj.
Pemë: mollët, vishnjat, rrushi, limoni, dredhëzat, ftoi, boronica, pjeshkat, kajsitë, mandarina, kivi, shalqiri, pjepri etj.
Pije: çaj mesatarisht të ëmbël ose pa sheqer, ujë mineral, lëngjet e pemëve me sasi më të vogël të cilat nuk përmbajnë sheqer, kafe të zezë me pak sheqer ose pa sheqer.
Produktet e ëmbla për diabetikët.
Shtesat (mëlmesat): të gjitha të lejuara, madje edhe kripa (maksimalisht 3g në ditë), senf, uthull, vaj ulliri, vaj nga rrepa, vaj soje dhe vaj luledielli.
No comments :
Post a Comment