facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 June 2013

[VIDEO] Arditi dhe Fatlumi mahnitin jurinë e talenteve në Gjermani

Airditi, (emri artistik i Ardit Gjikajt), 30 vjeçari nga Düseldorfi, me vallëzimin e tij të jashtëzakonshëm ka entuziazmuar mbrëmjen e së enjtes publikun dhe jurinë në spektaklin “Go to Dance” që shfaqet në Prosieben dhe në Sat 1.

Paraqitja e tij dhe e partnerit të tij në vallëzim, Benit nga Wupertali me pika breakdance dhe akrobatike ka qenë aq bindëse sa që anëtarët e jurisë njëzëri e kanë kaluar për në gjysmëfinale.
“Ishte aq e fortë, me aq kreativitet”, tha i entuziazmuar anëtari i jurisë, këngëtari i Take That Howard Donald.

Si raporton Albinfo, Arditi ka ardhur si 13 vjeçar nga Shqipëria në Gjermani, ku edhe e ka zbuluar pasionin e tij për vallëzimin. Si ish kick-boksier i suksesshëm, ai ka fituar një numër çmimesh në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Partneri i tij në këtë garë, Beni, thotë: “Për mua secilën herë është mahnitëse. Si po e bën ai këtë që po e bën? A është kjo fare e mundur?”  Dhe, mbrëmë pati rastin edhe publiku të shihte se si Arditi për disa çaste “nxjerr nga funksioni” fuqinë e gravitetit.

Anëtarja e jurisë, koreografja Nikeata Thompson, e entuziazmuar në kulm nga dueti, shprehu dëshirën të mësonte nga ata: “A mund të mi mësoni këto lëvizje”, i ka pyetur ajo dy të rinjtë. Dhe, ata nuk përtuan. I treguan koreografes së suksesshme disa hapa të koreografisë se tyre.

Tashti dueti duhet të dëshmohet edhe në gjysmëfinale, që nuk është aspak sfidë e lehtë.  Atje i presin edhe gjysmëfinalistë të tjerë po kaq të shkathtë e të talentuar. Në mesin e tyre është edhe Fatlum Musliji nga Zvicra me lëvizjet e tij prej roboti. Anëtarja e jurisë, koreografja Nikeata ka lavdëruar Fatlumin të hënën duke i thënë “Për mua ke qenë thjesht i freskët dhe inovativ”.

Videon e disa nga vallëzimet e Airdit, videon mund ta ndiqni këtu:


No comments :

Post a Comment