facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 June 2013

[VIDEO] Treni më i shpejtë në botë ariti 580 km/h!

Ky është treni Japonez që “fluturon”, pasi mund të arrijë një shpejtësi deri në 580 km/h. Treni magnetik ka bërë testin e parë, por linja Tokio – Osaka, që ai do të përshkojë pritet të mos jetë gati deri në vitin 2045 (linjë e cila që do lidhë të gjitha vendin nga veriu në jug).
Treni “Maglev” përdor magnetin për të lëvizur vagonët, duke eliminuar nevojën për të pasur shina dhe pa nevojën e fërkimit, transmeton shekulli njoftimin. Testet zyrtare të trenit janë parashikuar të nisin në shtator për linjën Tokio – Nagoya, që është qyteti i tretë më i madh në Japoni. 

Japonia është vendi lider sa i takon trenave të shpejtësisë së lartë pasi ka krijuar të parin “tren plumb” në vitin 1964. “Maglev” janë trenat më të shpejt ku në teste kanë arritur një shpejtësi mbi 580 km/h. Mund ta ndiqni videon këtu:


Kina është i parë vend që ka ofruar shërbimin me tren “Maglev”. Që prej vitit 2004 në Shangai operon një tren me shpejtësi 431 km/h me një gjatësi të shkurtër. Kotoja e ndërtimit ishte 1.3 miliardë dollarë. Ndërtuesit thonë se teknologjia “Maglev” shkakton më pak ndotje se sa fluturimet që lidhin qytetet. 

No comments :

Post a Comment