facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 June 2013

[VIDEO] Volvo prodhon veturën që parkohet vetë

Makthi më i madh i shoferëve, sidomos atyre të rinj në timon, është parkimi. Shpesh në kryeqendra urbane është e vështirë të gjesh vend, por edhe kur e gjen atë, ndonjëherë hapësira duket aq e vogël sa duhet të jesh i përpiktë për të mos dëmtuar mjetet e tjera. Por kompania suedez e prodhimit të automjeteve, Volvo ka menduar gjithçka. Ajo ka kryer me sukses testimin e një veture që parkohet vet.
Mjafton të shtypëss një buton në telefonin tënd. I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë. 

Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme. 

Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të suksesshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi…dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve rreth parkimit. Videon mund  ta shikoni këtu:

No comments :

Post a Comment