facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 June 2013

Mbahet konferenca per gjuhën shqipe në Zvicër

Në Universitetin e Lausanne (Lozanë) të Zvicrës, më 28 qershor do të mbahet një konferencë që i kushtohet gjuhës shqipe dhe që fillon në orën 19 e 30 minuta. Të gjithë shqipfolësit të rinj në Zvicër janë dygjuhësorë. Secili në një nivel të ndryshëm, ata e flasin shqipen, gjuhë e prejardhjes, dhe frëngjishten, gjuhë e mjedisit.

Gjatë konferencës do të bisedohet mbi disa tema rreth rëndësisë së gjuhës shqipe dhe çështje të ndryshme të dygjuhësisë.

Çfarë është dygjuhësia, përse gjuha e nënës është shumë e rëndësishme, si shqipfolësit e gjeneratës së dytë dhe të tretë përdorin gjuhën shqipe dhe atë frënge në përditshmëri, cila është rëndësia dhe ardhmëria e kësaj gjuhe të vjetër që rrjedh së paku nga ilirishtja e lashtë, janë disa nga temat për të cilat do të flitet në këtë konferencë.

Konferenca organizohet nga Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër, NationBicephale.com dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës dhe do të mbahet në gjuhën frënge dhe shqipe.

Folës të konferencës do të jenë Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Zvicër, Ramize Rexhaj, arsimtare akademike e gjuhëve në Kantonin Vaud, Jean-Claude Métraux, psikiatër i fëmijëve, lektor e docent privat docent në Universitetin e Lozanës dhe bashkëthemelues i shoqatës “Appartenances”, raporton koha.net.

No comments :

Post a Comment