Chin-Wei Liao është një dizajner i ri i cili së fundmi ka dizajnuar një kamerë e cila ndahet në dysh dhe mund të përdoret si dy pajisje të ndryshme në të njejtën kohë.
‘DUO’ synon të sjell një foto-eksperiencë krejtësisht të veçantë. Kjo pajisje përbëhet nga dy kamera duke u lejuar dy personave të ndryshëm të shkrepin imazhe në të njejtën kohë.
Kamera lejon fotografin të jetë gjithashtu subjekt i fotografisë duke mos i anashkaluar ata, dhe duke I lejuar njerëzit të kënaqen duke dokumentuar dhe duke qenë të dokumentuarit.
Dizajni i kësaj pajisje është inspiruar nga ideja se disa njerëz nuk ndjehen rehatshëm kur dikush i fotografon ata. Projekti eksploron ndikimin e fotove të bëra vet dhe mënyrat e inkurajimit të njerëzve në kënaqësinë e shkrepjes së fotove.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment