GUINET: FEMRA ME VESHJEN MË TË BUKUR NË BOTË
Ajo është një aktore e shumë çmimeve të fituara, një këngëtare e talentuar e madje edhe një kuzhiniere e zonja, por për sa i përket asaj se për çfarë janë të interesuar redaktorët e revistës, Guinet Paltrou është një ikonë e padiskutueshme e modës. Paraqitjet e saja në tepihun e kuq janë të pakrahasueshme, gjithnjë shfaqet me shumë befasi, sidomos me dukjen shik.
KETRIN: BUKUROSHJA KLASIKE
Dizajnuesja e kostumeve për "The Mad Men" i di nja dy gjëra kur kemi të bëjmë me stilin, e kjo edhe është arsyeja që e bën atë adhuruese të Dukeshës së Kembrixhit. Pa marrë parasysh se a paraqitet në fustan me mëngë të gjata
mëndafshi të dizajnuar nga Roland Mure, apo në një tjetër dizajn me ngjyrë të kuqe nga Aleksander MekKuin, Dukesha vazhdon ta prekë famën për një mbretëreshë të ardhshme.
RIHANA: REBELJA E RREZIKSHME
Stili i yllit nga nominuesja e saj paraqitet me një gjë: "Me sa duket stili asaj i vjen diku nga brendia e saj - kjo është diçka që nuk mund të kopjohet". Në fakt, kur ajo paraqitet në tepihun e kuq apo në rrugë, dridhjet që ajo shkakton janë më të forta se të secilit daullexhi.
KARDASHIANET: EZMERET EKSPLODUESE
Ambasadori tërheqës nga "Barneys" ka zgjedhur motrat Kardashian (nga e majta, Kërtni, Kimi dhe Khli) për të fituar pozitën për stilin më të mirë imponues. Ai i propozon ato për "must-have" të takave tepër të larta dhe fustanet ngjitur për trup. Duaji apo urreji, është e vështirë të mos pajtohemi me retendimet e Dunës se ato
janë "kurrë pretenduese".
MIRANDA: ADHURUESJA E STILIT TË RRUGËVE
Supermodelja Miranda Ker ka zgjedhur disa këshilla gjatë viteve të dominimit të saj në mbarë botën, dhe i aplikon ato këshilla në stilin e saj vrasës. Ajo është një perëndeshë në përzierjen e bazikes me prekjet e trendëve (motive të lumtura dhe ngjyra të ndritshme) - që ka ndikuar që redaktorët ta adhurojnë bukuroshen
Australiane. "Ajo e pëlqen modën dhe gjithmonë duket e rregulluar" thotë Ker.
XHESIKA: MBRETËRESHA E XHINSEVE
Nuk ka kurrfarë dyshimi se dikush mund të duket më bukur se Xhesika Alba në xhinse. Ka xhinse në të gjitha ngjyrat e ylberit, secilin motiv nën diell dhe secilën prerje që dikush di ta bëjë, dhe të gjitha i përshtaten në mënyrën më të mirë të mundshme.
DAJANË: ADHURUESJA E MODËS SË LARTË
Nuk duhet t'ju befasojë fakti se dikur Dajanë Kruger ishte një modele - sidomos pas paraqitjeve të njëpasnjëshme që kishte bërë në tepihun e kuq. Ylli jeton në "Chanel", "Marchesa" dhe "Prada" - dhe i vesh me aq lehtësi sikur të ishin një palë xhinse. Dy, sipas redaktores, janë momentet kyçe në paraqitjet e saja: ajo me fustanin e shkurtër të Xhejson Vu gjatë një ngjarje në Majami dhe kostumi i saj rozë prej ari në Kanë i dizajnuar
nga Vivien Uestvud.
XHENIFER: YLLI MË I MIRË NË NGRITJE
Nga "The College Fashion" vjen nominimi për aktoren Xhenifer Lorens si ylli nën moshën 25 vjeçe me stilin më të
sofistikuar. "Ajo nuk i lejon rrobat ta veshin atë", thotë Bejsin. Nëse shikojmë dukjen e saj me një pjesë të ekspozuar të shpinës dhe tjetrin fustan paska më të shkurtë, të dy të dizajnuar nga Prabal Gurung, ajo tregon komandën përfundimtare të stilit që kush kaq e re mund ta posedojë.
No comments :
Post a Comment