Në koncertin me rastin e festimit të ditëlindjes së 56-të të presidentit të Turkmenistanit, Gurgunbali Berdimuhamedov, kanë marrë pjesë shumë yje botërore. Në rajonin Avaz, në bregun e Detit Kaspik, është mbajtur një koncert, mysafire speciale në të cilin ka qenë Xhenifer Lopez.
Lopez ia ka uruar ditëlindjen, duke kënduar ‘Happy birthday mister president’, ndërsa me interpretimin e saj i ka gëzuar të pranishmit. Në koncert kanë kënduar artistë të shumtë nga Libani, Rusia, Ukraina, Turqia dhe shtete të tjera. Festimi përfundoi me fishekzjarrë.
No comments :
Post a Comment