facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 July 2013

Jahti më i madh në botë

Azzam, i cili është ndërtuar nga firma gjermane Lürssen, është 180 metra i gjatë – një pallat lundrues që ka kushtuar 600 milionë dollarë, duke rrëzuar Roman Abramovich nga lista e pronarëve me jahtin më të madh në botë.

Jahti u zbulua zyrtarisht për herë të parë në muajin prill, pas tre vjetëve në doket e ndërtimit të anijeve në Bremen.

Vrojtuesit e jahteve kanë fotografuar tani Azzam, që besohet të ketë qenë porositur nga një miliarder nga Lindja e Mesme, duke u testuar në Detin e Veriut.
Azzam ka marrë vendin e parë, si jahti më i madh në botë, nga Eclipse, një jaht 162 metra i gjatë në pronësi të Roman Abramovich.


Ai mund të udhëtojë më tepër se 30 nyje/orë, me një fuqi që vjen nga një kombinim i dy turbinave me gaz dhe dy motorëve me naftë, me një total prej 94.000 kuaj fuqi.
Mubarak Saad al Ahbabi ishte inxhinieri prapa jahtit dhe ka mbledhur ekipin për të punuar në projektin e sofistikuar.


Blerësi ka thënë që dëshironte një anije, e cila ishte inovative dhe kishte një dizajn të përjetshëm, që të jetë në gjendje të udhëtojë me shpejtësi të lartë edhe në ujërat e cekëta.
Azzam pritet t’i dërgohet pronarit të saj më vonë këtë vit.

Burimi: Krokodili.com

No comments :

Post a Comment