facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 July 2013

Regjistroni biznesin tuaj në Google Maps dhe 'Search'

Tashmë është e mundur që bizneset të listojnë të dhënat e tyre kryesore në Google Maps.

Kjo mundësi e re do të bëjë që biznesi të krijojë lidhje më të ngushtë me konsumatorët pasi do të sigurojnë për ta informacionet e sakta dhe të duhura për biznesin si dhe do të promovohet më tepër duke qenë se biznesi do të shfaqet në Google Search, Maps, Google + etj...
Për të përfituar nga të mirat e këtij shërbimi duhet të ndiqni këto hapa shumë të thjeshta: - Drejtohuni fillimisht tek Places for Business

- Pasi të jeni loguar në adresën tuaj të postës elektronike Gmail klikoni Edit my business information

- Faqja e re që do të hapet ka një formular i cili duhet të plotësohet me të dhëna të tilla si p.sh: Emri i biznesit, adresa, qyteti, kodi ZIP dhe një numër telefoni.

- Pasi janë plotësuar të gjitha të dhënat e nevojshme Google verifikon këtë ndryshim duke telefonuar tek kompania përkatëse, kjo gjë nuk vonon më tepër se pak sekonda. Pasi plotësohet dhe kodi 4-shifror që sigurohet nga Google gjithçka është gati.

Informacionet që ju keni plotësuar do të shfaqen në Google Maps pas disa ditësh.

Google Maps tani përfshin edhe faqen ueb të biznesit dhe njëkohësisht informon klientët nëse biznesi është i hapur aktualisht ose jo. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment