facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 July 2013

Rruga drejt suksesit!

Për të aritur aspiratat në jetë, nevojitet më tepër se iniciativa dhe dëshira. Disa pika të shkurtëra ndihmojnë tejmase në aritjen e sukseshme të qëllimeve në jetë. Më poshtë Ilirida.net paraqet disa nga vetitë të cilat janë të rëndësishme për ariten tuaj. Lexoni ato me rradhë më po:


E para – Besimi në vetvete 

Sikur të mos ndjeheni komod me veten tuaj (ashtu si jeni) dhe të mos i besoni vetes, mos pritni t’i besoni askujt dhe askush nuk do t’ju besoj juve. Gjithmonë do të jeni të dobët, të padobishëm dhe të paaftë në syrin e të tjerëve.
Thjeshtë, vetëbesimi është virtyt mbi të cilin ndërtohet karakteri njerëzor, është diçka që vërehet, qoftë në dukjen apo të shprehurit tuaj.

Andaj sa i përket kësaj çështjeje, duhet të ngulitemi me të dyja këmbët, me vendosmëri që së pari të kemi vetëbesim. Besoni ose jo, në momentin që arrijmë diçka të tillë, vetëm sa kemi bërë një hap drejt suksesit. Të jetë vetëbesimi, e të tjerat jemi të sigurt që i arrijmë, sepse ne besojmë dhe mjafton të besoni. Mos keni frikë të thoni “dua të jem i suksesshëm”

E dyta – Guximi dhe vendosmëria

Kurrë nuk do të bënit asgjë, sikur të mos e merrni guximin për t’a menduar dhe, prapë nuk do të bënit asgjë, sikur të mos vendosnit t’a bëni atë që keni guxuar t’a mendoni. Kështu që duhet të jeni të guximshëm dhe të vendosur në të njëjtën kohë.

Unë jam një përkrahës i teorisë së të bërit plane. Bëni plane dhe mos t’ju duket vetja i marrë, shkruani në një letër ato çka pretendoni dhe synoni për të arritur. Edhe do të realizoni ëndrrat tuaja! A ju duket e pamundur?! Jo s’ka pse ju duket ashtu. Ne po flasim tashmë për hapin e dytë, për t’a bërë këtë duhet t’a kemi kaluar të parin e që ishte “vetëbesimi”, pra qenka e mundur, sepse ne besojmë dhe ashtu do të bëhet.

E treta – Sjellja e mirë 

Për të qenë dikushi dhe ai i suksesshmi, duhet gëzuar dashurinë dhe respektin e të tjerëve. Nuk bën të jeni egoist, të vrazhdë dhe jo të sjellshëm. Kështu vetëm sa e largoni dhe e kundërta nuk e tërhiqni askënd, si të tillë nuk do të mundeni të jeni të suksesshëm, sado që keni vetëbesim, guxim apo vendosmëri. Pra, ajo çka tani kërkohet është altruizmi (të qenurit të afërt dhe bashkëpunues) këto shkojnë në mënyrë zinxhirore, prandaj edhe mënyra e sjelljes ndikon në të arriturit e suksesit.

Pasi t’a keni bërë edhe hapin e tretë (pra të sjellurit mirë) do të fitoni dashurinë dhe respektin e të tjerëve, qoftë të rrethit familjar apo shoqëror, të cilët më pas, do të jenë indikatorë të rëndësishëm, në të arriturit e suksesit të cilin kaq shumë e pretendoni.

E katërta – Të insistuarit

As edhe një herë të vetme mos pushoni së insistuari. Vetëm insistimi ju mundëson konkretizimin e synimit tuaj. Ky është hapi i katërt, tashmë jeni një njeri me vetëbesim, jeni të guximshëm e të vendosur dhe gëzoni një përkrahje (dashuri, respekt) të cilën e keni fituar nga të sjellurit mirë me rrethin, krejt çka mbetet është të insistuarit, në atë që me të vërtetë doni.

Edhe nëse nuk e arrijmë me të parën, apo të dytën, ndoshta “e treta është e vërteta”.

Burimi: Ilirida.net

No comments :

Post a Comment