facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 July 2013

Russia me qendër bërthamore lundruese

Brenda tri vitesh, Rusia do ta ketë centralin e parë bërthamor lundrues në botë, i cili do të mundësojë sigurimin e energjisë dhe ngrohjes në zona të cilat janë të vështira për tu depërtuar, si dhe do ta bëjë sigurimin e ujit të pijshëm në rajonet e thata nëpër botë.

Anija unike thuhet se nuk do të të jetë operacionale deri në vitin 2016, u tha gazetarëve Aleksandr Voznesensky, drejtori i përgjithshëm i ndërtuesit të anijeve më të mëdha të Rusisë, Baltic Plant në Shën Petersburg.


Lomonosov Akademik do të bëhet anija kryesore e një serie të anijeve lundruese të cilat bazohen në energjinë bërthamore, të cilat Rusia ka në plan për t’i vënë në prodhim masiv.

Njësia lundruese e cila do të gjenerojë energji, synon sigurimin e energjisë për ndërmarrjet e mëdha industriale, qytetet portuale dhe krijimin e gazit në det të hapur dhe në platformat vaj-nxjerrëse, të cilat janë hartuar mbi bazën e reaktorëve bërthamorë. / Telegrafi / 

No comments :

Post a Comment