facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 July 2013

[VIDEO] Hoteli në “zemër” të tokës

Hoteli Sala Silvergruv jo larg Stokholmit gjendet 155 metra nën sipërfaqen e tokës. Ky hotel, i ndërtuar në ish-minierën e argjendit, ka disa dhoma, nga të cilat disa janë në sipërfaqe, kurse të tjera nën sipërfaqen e tokës.  

Ky objekt i pazakonshëm hotelier është i pajisur supas standardeve më të larta, ka edhe apartamente më luksoze, të vendosura në fund të zgafelles së minierës, 155 metra në thellësi, ku nata kushton 500 euro. 

Hoteli iu ofron mysafirëve mundësinë të shëtisin nëpër tunelet e braktisura dhe të mësojnëhistoritë më dramatike të industrializimit. 

Një pjesë e minierës është kthyer në hapësira për aktivitete kulturore, festime, ceremoni martesore dhe konferenca.  

Videon mund ta ndiqni ketu:

No comments :

Post a Comment