Një test, që kushton vetëm 10 paund, i cili jep paralajmërime paraprake në lidhje me depresionin pas-lindjes, është krijuar nga shkencëtarët britanik.
Duke u mësuar të jetojnë një jetë jo familjare, nënat e reja kryesisht në Britani ballafaqohen me kriza psiqike kur duhet të marin parasyshë mrekullinë e të qenit nënë. Nuk thuhet kot, që fëmija edukohet 20 vjet para se të lind, prandaj femra duhet jetën e saj ta menaxhojë siç duhet në kohë.
Kërkimi i shkencëtarëve britanik është që ta zbulojnë këtë më herët dhe të mundësojnë që nëna të shërohet me kohë, ngase në këtë mënyrë nuk do të kenë pasasrdhës të shëndoshë!
Ky test do të lejojë gratë të kenë një trajtim të hershëm, i cili mund të ndalojë sëmundjen që mund t’i përfshijë. 1 nga 7 nënat e reja vuajnë nga depresioni, i cili mund të ketë një impakt serioz mbi to dhe mbi fëmijët e tyre.
Në raste ekstreme, gratë kanë kryer vetvrasje, ose kanë vrarë fëmijët e tyre.
Testi, i cili është i pari në botë, mund të shpërndahet në mbarë botën brenda 5 vitesh. I rekomanduar gjatë fazave të hershme të shtatzanisë, ai përdor disa pika gjaku, për të treguar nëse gruaja ka gene problematike, të cilat mund ta rrezikojnë atë.
Kërkuesit e Universitetit Warwick, pasi kanë zbuluar këtë, do të dalin sot në mediat britanike për të thënë se ky test mund të revolucionarizojë kujdesin ndaj grave shtatzëna.
“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ka prova se, nëse arrin të identifikosh rrezikun ndaj një gruaje qysh herët, mund ta trajtosh atë, ose të marrësh masa paraprake për të ndalur procesin e sëmundjes”, tha lideri i ekipit kërkimor, Dimitris Grammatopoulos. “Depresioni pas-lindjes është një çrregullim i parandalueshëm në shumicën e rasteve”.
Pavarësisht se dhjetra mijëra pacientë janë sëmurur cdo vit, nuk ka pasur ende mënyra të besueshme për ta spikatur këtë sëmundje më herët, shkruan TCH
Nënat, zakonisht marrin ndihmë vetëm kur simptomat - përfshi këtu irritimin, humbjen e oreksit, trishtimin dhe ndjenjat e pavlefshmërisë - shfaqen të avancuara.
Fëmijët e tyre mund të vuajnë gjithashtu, për shkak të mungesës së kujdesit dhe afeksioni në vitet e para i vendos ata përpara një risku edhe më të madh, për t’u hasur me vështirësi emocionale në vitet e mëtejshme.
No comments :
Post a Comment